Fati i shkruar!
Te shkruash per te tjeret eshte me lehte,
Per veten tende e ke te veshtire,
Do laps te mprehte, do vullnet,
Qe llogarite t’i besh sa me mire.
* * *
Jane vitet qe mbi shpine te rendojne,
Eshte udha e gjate qe ke pershkruar,
Here me ngjitje, zbritje apo dhe drejte,
Here ne dimer te acarrte apo vapes perveluar.
* * *
Thone, qe kur lind fatin ke te shkruar,
Po ti nuk di asgje per kete,
Ç’fare eshte prej Zotit eshte e pranuar,
Ti thjesht hap porten, pa thene asgje.
* * *
Jetova dite te bukura dhe te veshtira,
Po asnjehere nuk e pata menduar,
Shpresoja gjithmone ne dite me te mira,
Po ne librin tim te jetes, ndryshe qe shkruar.
* * *
Tani qe jeta ime ka ndryshuar,
Une perseri jetoj me dinjitet,
Zotin falemnderoj qe me ka shpetuar,
Mposht dhimbjen, duke te perqafur…O JETE!
Sarande 05/05/2019
………………………………………..
Jete!
Si qenka kjo jete
Kaq e eger, e pabese
Ne labirinthe te pashkelura
Pa fund, pa shprese.
Punon,perpiqesh, lufton
Per nje dite me te mire
Me dallge te fuqishme te godet
Keshtjellen e ngritur ta perpin.
Nuk te kerkova shume, o jete
Te dhashe cfare deshe ti
Pak diell dhe mua me perket
Shpirtin te me ngroh tani ne perendim.
Jo… nuk te mbaj inat, kurrsesi
As nuk mund te te urrej
Ne shuplaken e radhe,perseri
Faqen tjeter …do te kthej!!!
Une dhe ti
Eja prane, me jep nje perqafim
Ashtu si dikur, kur ishim te ri
Jeten pas te kthjejme si nje film
Ate qe nuk mundem, ta jetojme tani.
Ti je ai perqafim i ngrohte
Ku mund te mbeshtetem me siguri
Ku mund te qaj, apo qesh forte
Ti di te japesh vetem dashuri!
Tek ty pashe diellin, henen, detin
Tek ty ndjeva lumturine, po edhe dertin
Bashke kaluam dite te veshtira
Kishte dhimbje e lote, po dhe dite te mira.
Jane shume gjera qe dot si ndryshoj
Po vetem nje gje ta them me siguri
Ne se do me jepej nje shans i dyte
Te njejtin “gabim”…do beja perseri!
.
Copëza kujtmesh…
U nda nata copë, copë u bë
Kujtova, qesha, qava, ënërrova
Në labirinthet e mendjes, ashtu pa zë
Të gjitha kujtimet, këtë natë i mblodha.
Mundohem copat e zemrës ti bashkoj
Po qelqi i thyer, vështirë se ngjitet
Kujtimet e bukura dua të shpëtoj
Dhe pse e vërteta zbehet, venitet.
Nëse ndonjëherë mund të takoj
Ndoshta nuk themi asnjë përshëndetje
Dhe nëse më pyet si po kaloj
Përgjigjen do ta gjesh në timen heshtje!
Mos me gjyko…
…o jete!
Mos me mbaj inat
qe nuk eci,
As zerin kam te bukur
te kendoj,
Po kam nje zemer
te etur per jeten,
Me dhimbjen buzeqesh
dhe kur duhet te vajtoj.
Mos me gjyko
pse nuk dal te shetis,
Buze detit apo ne livadh
diellit pranveror te ulem nen lis
dhe deti te me perkedhel me dallge.
Mos me gjyko…
nuk te mbaj meri
Pse helmin ma trezove me mjalte
Me ty dua te jem
ashtu si do ty
Une, ti dhe dhimbja
te tre bashke.
Mos me gjyko
per dhimbjet e mia,
boten e vdekur
nje zemer e gjalle zgjon
Aty ku ka dhimbje
qendron fuqia,
Shpresa per te jetuar…
…tek TY…qendron!
