Po të ishte dielli im,
ty do të ta falja
Ato rreze plot magji
me ty do t’i ndaja
Pastaj hënës do t’i thosha
të bëjë dritë për ty
Nuk më ndalin viti e mosha
te këndoji për TY
Po ta kisha qiellin tim
mbi të do të shkruaja
Fjalë të ëmbla pa mbarim
për lulëkuqet tuaja
Ujin e detit do ta bëja
ngjyrë për pendën time
Fjalë e vargje do te shkruaja
për TY toka IME
Po të kisha dy krahë zogu
do t ‘vija matanë
Të të shoh at tokë t’bekuar
qe frymën ma ndanë
Bashkë me vesën e mëngjesit do vija përditë
Te ti puth dhe gurte e lumit,
që i mbaji në shpirt.