Lot rëndë u përqafuam sot,
E kush i do ndarjet, o Zot.
Edhe pse për kohë pak,
u mallëngjyem me tim bir urtak.
Ime bijë më shkrumboi,
zemërrrahjet nguteshin,
e pa thënë as një fjalë fare
sa forcë kishte më përqafoi.
Pjesa e bukurisë shpirtërore
më përqafoi sikur prore,
lidhur në dashurinë pa nyje,
mblodhi botën me dy yje.
Edhe Erjoni më përqafoi
i shtangur plot mallëngjim.
E dua me shumë zemër,
siç e dua edhe vëllanë tim.
Jeta me mallëngjim e ndarje
përplot udhë zik-zake,
mërgimi i pashpirt, pa mëshirë,
disi i prangosur në botën e lirë.