Dhimbjet e mia,
do t’jenë piskamë n’vesh të ndërgjegjes tande deri në vdekje.
Zani im alarrm dërmues i gjumit tand kapluar ankthit.
Lotët e mia deti i zi ku fundoset shpirti yt i zi sterrë.
Gjaku im i kuq do t’jetë zjarri i ferrit ku ti do të digjesh.
Fëmijët e mi,
copëzat e shpirtit tim
që deri dje të thirrën baba
e ti jua vrave botën, parajsën e quajtur Mama…
Kushtuar të gjitha grave, nënave, motrave, vajzave që vriten barbarisht nga burrat…
Sa herë ndodh kjo mënxyrë pyes vetveten,
-a do të bëhemi ndonjëherë njerëz?!