Oh sa e dua këtë strehë të vjetër
Ku vala çapharbuar më zgjon ç’do ditë
Bëj të hedh hapin por një dhembje zemre
Më bën të kthehem, më bën të kem frikë.
Si mund të mos i shkel këto pragje
Ku në kohën çapkëne kam bërë marëzitë
Si mund t’i haroj rrugicat dredharake
Ku fshehur më rinë dashuritë?
Si mund të harroj dy gurët e varreve
Ku flenë prindërit e më tej fisi
Po me kë të shkretën ta pi një kafe
Ku në fund të filxhanit të zbuloj magjitë?
Shkoni fëmijë u jap bekimin,
Jehona e zërit tim le t’u sjellë
Dashurinë që kërkoni nëpër botë
Ky qytet brënda vetes mban mbështjellë.
Mos haroni, se dy duar të reshkura
Ju rritën në një kohë me plagë shumë,
Dhe po këto duar shkrojtën shumë vjersha
Natën kur qanit e më linit pa gjumë.
Mos haroni të më bëni një kryq te varri
Të shkelni tokën ku ju dhashë sisë
Mos haroni të lani sytë te ky liqen i kaltër
Ku prehen e çarten perëndit.