Nëpër telat e një kitare
Dithéron zëri i një këngëtari
Trill e hije, lojë intime
Fëshfërijnë nën fije bari…
Ai tel i kitarës
Nëpër kujtimet e rinisë
Drithëron yllin e pritjes
Tek një blirë e nën një lis.
Dhe vazhdon melodinë kitara
Me tinguj që të dritherojnë zemrën
Në sytë e tij pikturon dita
Imazhe që ia zgjojnë ëndrrën…
Ka kënduar padyshim
Ditéve dhe netëve romantike
Nën njé qiell me shkëlqim
Pa pushuar për një mike…
Në pasqyrë të syve të saj
Krihte hëna flokët me ar
Herë me gaz e herë me vaj
Qiell i kaltër u bë kitarë.
Népër tela dehej era
Mbeten zemrat flakéruar
Ajo ikte si ngahera
Ai e ndiqte pa pértuar….
I shikonte dhe s’kuptonte
Né ato netë me fantazi
Fjalét mikja i dredhonte,
Nën dritën e hënës plot mërzi.
Pas pak kohësh u largua
Mikja e tij bishtpërdredhur,
Dhe kitarja u déshpérua
Tek ai shpirt kënga kish mbetur.
Nëpër tingujt e kujtimit
Gjémojné notat e një kitare
Udhë që nuk iu bind bekimit
Brengat thurur lart në male…
