Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritDragusha Ndue-BASHKË ME VJESHTËN...

Dragusha Ndue-BASHKË ME VJESHTËN…

Unë po vij, lehtë, nëpër vjeshtë,
me hapa të butë, si puhizë,
tek stoli, ku sytë ndrisin në heshtje
e kujtimi rri fshehur si surprizë.

Le të na pushtojë aroma e vjeshtës,
si ajo puthja, që s’u tret kurrë,
ta ledhatojmë së bashku, heshtjes,
si një këngë që kthehet prapë si gurrë.

Në dorë mbaj një gjethe të artë,
që ta vendos mbi tuajt qerpikë,
kur të na pushtojë dëshira e zjarrtë,
e të na kujtohet takimi çdo ditë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT