Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritCerazela Kondi-Do të më kujtosh!

Cerazela Kondi-Do të më kujtosh!

Kështu do të më kujtosh.
Si një përqafim i ëmbël
që erdhi,të të ngrohë.
Por ti akullin tënd zgjodhe.

Si një kopësht,që për ty lulëzoi
por ti çimento i hodhe
nga cepi në cep,dhe e mbulove.
Si një shi,që të të shuante etjen.

Dhe ishte gati të të vadiste.
Por para se mbi ty të binte,
fryve,larg e zbove.
Si një dashuri,që të bënte të dridheshe.

Por më humbe!
Përfundimisht,përgjithmonë.
Një dashuri e ëmbël,përkushtuese.
që sado ta kërkosh,
kurrë s’do ta gjesh!!
Kështu do të më kujtosh!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT