Cikël është jeta
Vjeshta i shkuli pendlat
ngjyrashumë,
Rrugët edhe zabelet
me gjethe u shtruen…
Kur udhëtoj mes tyre
këmbëlehtë,
Përpiqem që t’i shmang
ende bartin jetë…
Ma kuptuan merakun
ca gjysmë të gjelbërta,
Mos u merakos, më thanë
cikël është vetë jeta…
Gjer tash n’maje t’pemës
ja shtonim asaj kreninë,
Tash n’prehërin e erës
për ne nuk ja ndien…
