Në syrin tënd shkreptin malli
Dhe mijëra blice mbi mua lëshon,
Jetë merr sfondi i grinjtë,
Prej dritës që nga unë rrezaton…
Mbyllet ekrani, dritarja e vogël,
Nga ku dy botë pa u ngopur, njëra-tjetrën kundrojnë,
Por magjia vazhdon ende,
Dhe pse qielli, retë gjer në grimën e fundit grimcon…
Në pragun e trembur të vjeshtës,
Dashuria, mbështjell në krahë ditën,
Ikin zogjtë por këngën ma lënë pas,
Tok me zërin, që butë ma puth zemrën…
