Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritBona Shehu-Puthjet e tua si vesa e mëngjezeve

Bona Shehu-Puthjet e tua si vesa e mëngjezeve

Puthjet e tua, shpirt,
janë pika drite që zgjohen në agim,
si margaritarë të brishtë mbi petalet e luleve,
që dridhen nga një erë e ëmbël dashurie.

Ato zbresin mbi mua me butësinë e engjëjve,
si melodi që vetëm zemra ime e njeh,
si një sekret i shenjtë mes qiellit e tokës,
që vetëm dashuria jonë mund ta mbajë gjallë.

Kur buzët e tua prekin të miat,
koha ndalon të rrahë orët,
dhe universi bëhet një kopsht i pafund,
ku çdo lule mban emrin tënd.

Sa herë më puth,
më duket sikur lind një diell i ri,
një horizont i panjohur hapet përpara meje,
dhe bota bëhet më e bukur,
sepse je ti ajo që i jep kuptim.

Puthjet e tua, dashuri,
janë strehë e shpirtit tim të lodhur,
janë lutje që marrin përgjigje,
janë ëndrrat e mia që bëhen realitet.

Dhe unë betohem,
se në çdo mëngjes të jetës sime,
do t’i pres puthjet e tua si vesën,
që ma ringjall shpirtin
e ma bën dashurinë të pavdekshme.

Çdo mëngjes, vesën e puthjeve tua e ndiej si zjarr që më digjet brenda shpirtit.
Ti je çdo frymë, çdo dridhje, çdo stuhie e dashurisë sime.
Pa ty, unë jam vetëm hije;
me ty, çdo zemër rreh dhe çdo gjë jeton.
Puthjet e tua më bëjnë të harroj botën, të harroj veten,
të jem vetëm ty, gjithçka, gjithçka e pafundme në flakën e përjetshme të dashurisë sonë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT