Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -AROMË VJESHTE

Murtez Asllani -AROMË VJESHTE

Trungjet e drunjve
era shumë i tund,
gjethet e pemëve
me shpejtësi i shkund.

Gjethet fluturojnë mbi tokë
dhe rrugët i vërshojnë,
plot gjethe kudo në hapësirë
ato lajmërojnë se vjeshta ka mbërri.

Frutat i vjelim me krenari
dhe i çojmë ato në shtëpi,
ajo ka hijeshinë në çdo vend
vjeshta e pasur erdhi përsëri.

Gjethet e zverdhura
i flutruron era
dhe shumë shpejt
vijnë deri te dera.

Qielli ngjyrën ka ndryshuar
retë e zeza lajmërojnë,
do ta biem shiun e vjeshtës
tokën e uritur ta freskojnë.

Bujku ynë shumë punëtor
fare s’lodhet duke punuar,
plot hambarët i ka mbushur
frytet e punës i ka gëzuar.

Mëngjeset janë të freskëta,
ndërsa ditët janë shkurtuar
shtatori ka arrdhur
gjithçka ka ndryshuar.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT