Wednesday, January 21, 2026
BallinaLajmeSot në moshën 71-vjeçare ka ndërruar jetë aktori i madh Enver Petrovci

Sot në moshën 71-vjeçare ka ndërruar jetë aktori i madh Enver Petrovci

Sot në moshën 71-vjeçare është ndarë nga jeta aktori, regjisori dhe pedagogu i shquar Enver Petrovci, një nga figurat më të mëdha të artit shqiptar.

I lindur më 28 shkurt 1954 në Prishtinë, Petrovci zhvilloi një karrierë të pasur në teatër, film dhe televizion, duke lënë gjurmë të pashlyeshme me rolet e tij të fuqishme dhe interpretimet e jashtëzakonshme.

Ai ishte gjithashtu një nga themeluesit e Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, ku për vite me radhë formoi breza të tërë aktorësh.

Gjatë karrierës së tij, Petrovci mori pjesë në projekte të rëndësishme të kinematografisë shqiptare dhe asa jugosllave. 

Mes filmave ku ai ka lënë gjurmë sjllim më poshte opusin e madh artsitik.

Në rolet e tij në teatër: 
Idioti – regjinë dhe rolin kryesor 
Dëshmitari kryesor – regjisor 
Kush më ka faj që jam shqiptar – regjisor 
Guxim për vrasje – rolin kryesorë
Fimat:  
2013 – O sa mirë si Gazmend Berisha 
2011 – Topi ishte i nxehtë si Sakib 
2010 – Lufta mbaroi si Drejtori Milić 
2009 – Gomaret e kufirit si komandanti i policisë kufitare
2008 – Sekretet si Mero 
2006 – Anatema si Kolonel Lilić 
2005 – Djali i humbur 
2003 – Lule të zeza si Nan Golemi 
2000 – Kurora e Malit (Gorski vijenac) si Skender Aga 
1998 – Tri palma për dy maskarenj dhe një vajzë si Skočajić 
1998 – Grerëza (The Hornet) si Salih 
1994 – Nekrologji 
1993 – Rasti i lehtë i vdekjes si babai i Reljes 
1992 – Bulevardi i Revolucionit 
1992 – E mallkuar është Amerika si Pantić (segmenti “Sangarepo, ti nuk rritesh bukur”) 
1991 – Jeta më e mirë 2 si Florijan Trajković
1991 – Rrethi 
1991 – Ndarja 
1991 – Festa në Sarajevë 
1990 – Armiku seksual-partiak nr. 1 si Drndač 
1990 – Baruti shurdh (Gluvi barut) si Uroš 
1990 – Deputeti popullor (Narodni poslanik) 
1990 – Sekulić – si polic 
1990 – Stacioni i trenave të zakonshëm 
1990 – Në lindje të Lindjes (East of East) si Enver Petrović 
1990 – Migjeni si shkrimtari shqiptar Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni 
1989–1990 – Redaksia speciale (Specijalna redakcija) si Bekteši 
1989 – Hajde të dashurohemi 2 si Omer 
1989 – Dielli i ndaluar (Forbidden Sun) si Lt. Ionnides 
1989 – Një histori e zakonshme 
1989 – Sargarepo, ti nuk rritesh bukur 
1988 – Manifesti si Mbreti 
1988 – Shokët (Ortači) si John Smith Fitzgerald Petrovci 
1988 – Vendi i çuditshëm (The Bizarre Country) si shefi i ri i policisë 
1988 – Një film pa emër 
1988 – Çiklisti i fëmijëve (Dečji bić) si Rade Pajić “Pera” 
1988 – Rojet e mjegullës
1987 – Gratë gjithmonë gati si Raša
1987 – Jeta në varreza si Marković
1986 – Jugovizija si nikoqir 
1986 – Fermentimi (Vrenje) 
1985 – Rade Vujović si Liht 
1985 – Goditje e dyfishtë (Dvostruki udar) 
1984 – Gjurmë të rrezikshme (Opasni trag) si Cemail 
1984 – Lazari 
1983 – Shkallët drejt qiellit (Stepenice za nebo) si Predrag Vučković
1982 – Rrobaqepësit e xhinseve (Krojači džinsa) 
1981 – Shtatë sekretarët e SKOJ-it (Sedam sekretara SKOJ-a) 
1981 – Josip Kolumbo – disa episode (1.2, 1.3, 1.4, 1.6) 
1980 – Kur pranvera vonohet 
1979 – Disku i mëngjesit – DJ (Jutarnji disk džokej) 
1979 – Shkatërrimi (Slom) si Slobodan Dimitrijević 
1979 – Por ti qëndron mbi lumin e madh (Ti međutim stojiš na velikoj reci)

Për kontributin e tij të madh, ai u nderua me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, duke mbetur përgjithmonë një ikonë e kulturës shqiptare.

Pas lajmit për vdekjen e Petrovcit ka reaguar Tetari Kombëtar i Kosovës, i cili u shpreh ngushëllime familjarëve dhe gjithë komunitetit të artistëve. Ndërsa lidhur me ceremoninë e varrimit dhe mbledhjen komemorative do të bëhen të ditura në ditët në vijim./Rtk.live/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT