Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritLida Bashllari-MA THYEN ZEMRËN

Lida Bashllari-MA THYEN ZEMRËN

Ma thyen zemrën copa-copa,
Ata që më së shumti desha.
Kjo jetë më bëri që të njoh,
Shumë dy fytyrësh, të pabesa.

Që të godasin pabesisht,
Me një fjalë ashtu papritur.
Ata që i shihje miq,
Drejt në sy të paçuditur.

Njerëzit që i kishe krah
Dhe i deshe porsi veten.
Pikërisht “ata” të dashurit,
Pabesisht ta marrin jetën.

Ëndrrat, shpresën, krejt dëshirat,
Që besoje si e marrë.
Më të shtrenjtët, më të mirët,
Hapin gropën, bëjnë edhe varr.

Të mbulojnë dhe pa mëshirë,
Me një buzëqeshje stisur.
Me lot fallco faqes ngrirë,
Me shpirt, zemër, arratisur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT