Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritRuzhdi H. Gashi-VARGJE PËR MALLËNGJIMIN

Ruzhdi H. Gashi-VARGJE PËR MALLËNGJIMIN

Më sprovon nga largësia
Si një murg të mjerë të vjetër
Stepet zemra nga vetmia
Nga një dhembje shkon në tjetër

Jemi larg si pelegrinët
Ndaj mëkatit rezistojmë
Vuajmë qetë prej mallëngjimit
Nga një mall në tjetrin shkojmë

Ç’mund të bëj dergjem në heshtje
Bëj durim si mal me borë
Një shikim me buzëqeshje
Zbut dhe shpirtin më mizor

Merri fjalët edhe vargjet
Nuk më duhen kur s’më flet
Krejt gjakimet ëndrrat vajet
T’i kam falur merri krejt

Edhe fjala e pathënë
Lëngatë është në qetësi
Edhe nata me plot hënë
Tek unë bëhet erë dhe shi

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT