Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani-S'mundem...

Mimoza Eliona Osmani-S’mundem…

Në sytë e tu një univers i tërë,
Çdo yll ka etje të ndezë një pishë.
Në shpirtin tim gishtërinjtë krehër
Lënë në çdo prekje prush sërish.

Që djegin siç djegin rrufetë,
Tek lënë rrëqethjen përmbi mish.
Se mollëzat janë si hiri i nxehtë,
Më shkrijnë njësoj si përmes sysh.

Çdo hap drejt teje është si betim,
Si ligj që koha s’e thyen dhe sot.
Tek ti jam lindje dhe perëndim,
Magjia që nuk shuhet dot.

Se ti kur puth, bëhem e zonja,
Të puth aromën e trupit tënd.
Të humbas larg si resë shqiponja,
Të qesh kur thua: “U çmend.”

Më thyen dhe më ngre në hapësirë,
Djegin dhe shuajnë puthjet e tua.
Uji dhe zjarri që s’ka mëshirë,
Por s’mundem të të mos të dua.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT