Saturday, December 6, 2025
BallinaVitrina e libritImer Hysa-SHTËPIA E PIKTORIT

Imer Hysa-SHTËPIA E PIKTORIT

Piktorit të Popullit Sali Shijaku-

Hyra pa trokitur, pa thirrur njeri
Ndala oborrit natyral me pemë harlisur,
U mahnita tek pashë atë shtëpi-mrekulli
Kaq bukur mjeshtërisht qëndisur.

“Monument Kulture” shkruhej në hyrje
Për ta vizituar s’pata nevojë për biletë,
Nuk ndodh kjo jo, në shtëpinë me ngjyrë drite
Ku cicëronin pikturat e bëjnë vetë.

Më ka lidh’ puna me njerëz me diploma e pushtet
Me ministra, deputetë, artistë e shkencëtarë,
Por kafja që pimë ishte më e shijshmja në jetë
Isha mes pritjes së piktorit zemërbardhë.

Ka njerëz në botë që përjetësisht jetojnë
Ndonëse nuk janë as Krisht, as Muhamet,
Kanë mënyrat e tyre që emrat përjetësojnë
E në kujtesën e njerëzve lartësohen si Profet.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll

Poem by D.H. Lawrence