Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritAnila Toto-Paqësisht...

Anila Toto-Paqësisht…

S’këndoj më për ju o yje,
s’këndoj e nuk ju shoh.
S’më ndrini më dritën e syve
kur dielli perëndon
.
Nuk kapem nëpër shpresa e ëndrra,
nuk flas për malle e botë.
Një dritë të brendshme më ndez zemra
se yjet s’i kap dot.

E nëse më sheh ulur në një cep
nuk jam aspak e dëshpëruar.
Zbuloj tek vetja edhe njëqind jetë
me etje për t’i jetuar.

Edhe pse ndiej se vitet ikin
kapem në çaste që sjellin gëzime.
Kërkoj nga vetja paqe për shpirtin
se vlen kjo jeta ime…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT