Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritZymer H. Haliti-VJESHTA VERDHAKE...

Zymer H. Haliti-VJESHTA VERDHAKE…

Vjeshta verdhake pushton natyrën
e zogjët nisin të ikin drejt lindjes
ca pika shiu t’imta më lagin fytyrën
e jeta vazhdon këndej vendlindjes.

Ti vjeshtë erdhe e verdhësinë solle
tek unë erërat me shi kudo vërehen
tani do të vjelësh thonë çka mbolle
për këtë unë e dua shumë vjeshtën.

Ti je lajmëtare e një stine të bardhë
e cila të pushton dhe shpejt të ngrin
e këto vitet po ikin si zogj shtegtarë
por,s’do të kthehen ato vite më parë.

Jeta vazhdon e stinët po ndrrohen
shpresat e një të ardhme më të mirë
çdo ditë sa vijnë e në mua shtohen
e kjo vjeshtë,ka nje emër,një ngjyrë..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT