Çdo ditë në dritare
Del më përshëndet
Moj,esmerkë e bukur
E ëmbla sherbet.
Flokët, palë -palë
Thurura gërshetë
Moj esmerka ime
Më bën isharet.
Syrin si bajame
Vetullat shigjetë
Moj esmerk e bukur
Shpirtin po ma tret.
Faqet porsi molla
Buzët si qershi
Moj esmerk bukur
Me shpirtin flori.
Nga dritarja jote
Shikimi mu tretë
Moj esmerka ime
Mos më lër të pres.
Meri lejën nënës
Dhe zbrit tatëpjet
Moj esmerka ime
E ëmbla sherbet.
Dhe po nuk u bindë
Sonte, do vijë vetë
Moj esmerka ime
Trëndafil…me fletë.
Unazat…e gishtit,
Ti shkëmejmë vet.
Moj esmerka ime,
E ëmbla sherbet
.
Le ta g’dhijmë natën
Llafe…..muhabet.
Moj, esmerka ime
Do të t’mar për jetë.
