Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritAli Podrimja-Llapi

Ali Podrimja-Llapi

Llapi nuk kalohet në këmbë…”
As me ajrore
nuk i bihet Llapit.
Në zemër të Dardanisë e keni Llapin.
Llapin – palcë e Kombit.

Kurrkush nuk e gjeti fjetur Llapin,
Llapin – kockë që të mbetet në fyt,
Llapi shtrihet përgjatë Ilirisë,
Llapi – zemra e shqiptarisë.

Nga Mollë e Kuqe gjer në Qirez shtrihet Llapi,
Llapi me yje lirie – Elfete Humolli e Afrim Zhitia,
në shtatin e Llapit e falën gjakun Aliu e Fahria…

Llapit ik barbari kah ka ardhur,
Llapit del fushës djalli i zi me shtatë sy,
Llapit pylli rritet rreth shtëpisë,
Llapi – shpirt’ i Dardanisë.

Në dritare Shaban Shala ia mat shtatin Llapit,
te Moll’ e Kuqe ngul bajrakun –
shtatë shekuj ëndrra lirie…
E në veri të Llapit rri barbari i zi me shtatë sy

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT