Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -GA B I M I

Murtez Asllani -GA B I M I

Shpeshherë gabojmë,
por falje s’kërkojmë
na mungon mirësjellja
sa keq po veprojmë?!

Kudo që të shkojmë
dhe nëse gabojmë,,
por menjëherë duhet
falje të kërkojmë.

Është si për çudi
plaku pak nderohet,
rrallë në autobus
vendi i lirohet.

Çuditet plaku
me këtë rini,
që s’mendojnë fare
kurrë për pleqëri.

Na mungon edukata
dhe sjellja njerëzore
dhe atëherë kur duhet,
si përdorim fare.

Pse kështu, o njerëz
kaq keq po veproni,
por edhe vetveten
po e poshtërsoni?!

Sjellja e mirë
njeriut ia shton vlerën
dhe kudo që të shkojë
e ka të hapur derën.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT