Monday, October 13, 2025
BallinaVitrina e libritGjeorgjina Kapaj -Luftë me ndërgjegjen

Gjeorgjina Kapaj -Luftë me ndërgjegjen

I fola ndërgjegjjes ajo s’m’u përgjigj aspak
E mora me të mirë po sikur s’kishte dëgjuar.
S’e di mendova se ç’e kishte tërë atë inat
ishim të ngjitur si mishi me thoin në duar.

Me një zë të çjerrë e me dhimbje foli shumë pak
Më tha s’më quajnë më ndërgjegje
ka ndryshuar emri në këtë kohë të prapë.
Se në secilën zemër djalli ka ngritur çerdhe

Ka vite shumë që ky emër është ndryshuar
Se ka hyrë dredharaku, hajduti e llafazani.
Ky emër është në tregun e madh të zhurmuar.
Si një përrallë që dikush e tregon te zjarri.

A ta kthej edhe unë unë pllakën e jetës?
Apo të jem me dëshirën dhe dashurinë?
Të bëhem e butë dhe e ndjeshme
E t’u jap njerëzve birrën, verën e rakinë?

Do ia filloj me këngë, me shaka e me valle
T’ju flas për vitet e vegjëlisë e të rinisë
Ne s’merrnim dot një kokërr fik në lagje
Kudo shqiptonin fjalën e butë e të mirë.

Nuk pinim një cigare e as e njihnim drogën
Ishin të gjitha gjërat në sheshmejdan
Asnjëri në lagje e në shtëpi nuk ngacmonte
As një pulë në kotec e asnjë dele në stan.

Ne familjen e kishim si gjerdanin më të çmuar
Në jetën e secilit kishte shumë besnikëri.
Divorcet ishin si pema në pyllin e rralluar
Në shkolla librin e dijen e donim të gjithë.

Tani ka humbur dija ndëgjegjja e mëshira
Ka humbur dashuria e vërtëtë me zemër.
Të gjithë flasin për para dhe stolira makina
Zemrat tona janë shartuar me lekët.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT