Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritXhevat I. Prebreza -MELODIA E KËPUTUR

Xhevat I. Prebreza -MELODIA E KËPUTUR

Me telin e këputur nisa këngën për ty
me tingujt e zemres, me frymë shpirti
fjala u drodh, akordi u thy
si një fije shprese që shuhet çdo ditë

Melodia u këput përgjysmë
si degë e thyer nga stuhia
mbetën vetëm kujtimet
një jehonë e heshtur e dashurisë

Netëve i numërova notat
lotët i fala me ritmin e humbur
çdo tingull më kthen tek ti
në ëndërra të largëta, në mall të pafund

Tani jetoj me këngën e vjetër
me plagët që këndojnë brenda meje
melodia ime është një melodi e këputur
rrahjet e zemrës të kërkojnë veç ty

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT