Monday, October 13, 2025
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota -NËNAT TONA

Petro L. Sota -NËNAT TONA

Zgjohen kujtimet e të qetë s’më lenë,
S’më lenë të qetë, më tërheqin zvarrë,
Është malli për nënën që më rremben,
Është malli për nënën që më ka marrë.

Të brishta, të dhimbshura nënat tona,
Nga pesha e halleve, su ankuan kurrë,
Që prej mëngjesit, deri në orët e vona,
Të lodhura, të tretura, kockë e lëkurë.

Eh, sa shumë mundime, fëmijët i rritën,
Gjithë ditën punonin, pa fjalë në ugarë,
Kur ktheheshin, ato prapë su mërzitën,
Kur fëmijët qanin se urija i kish marrë.

Nuk ia shihnin lotin nënës kur i pikonte,
Me cepin e shamisë e fshinte ngadalë,
Me shumë dashuri fëmijët i përqafonte,
Me shumë dashuri i puthte ajo në ballë.

Gëzonin fëmijët me përqafimin e nënës,
Sikur të ishin më të lumturitë në botë,
Në gjirin e saj dëgjonin rrahjet e zëmrës.
E në syrin e saj shihnin ndonjë pikë lot.

Dremisnin pranë sobës, se kishin merak,
E gjumi nuk e zinte sa të ktheheshim ne,
Ndonjëherë e gjenim të ulur aty në prag,
Me sytë të pikëlluar, dhe lotim na e fsheh.

Dhe gjumin e kishin të lehtë nënat tona,
Se meraku nuk i linte, që të qeta të rrinin,
Ashtu të rraskapitura, deri në orët e vona,
Një nga një na mbulonin dhe pastaj flinin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT