Monday, October 13, 2025
BallinaVitrina e libritElham Pasha -Tetori i shegve tē kuqe

Elham Pasha -Tetori i shegve tē kuqe

Tetori ēshtē i dashuruar me shegēt
e unê,shegēt i shtrydh mbi buzē.
Ca gushkuqē më zbresin nga degēt .
Mē kthejnē prapa,se s’paskam muzē.

Po mē vdiq muza , tetori ēshtē i vrar
e shelegu s’tregon qumshtin e nënês.
I kam vēn t’gjjithë tē dashuruarit nē garè.
Grifshēs ja hoqa tē drejtēn e kēngės…

Gushkuqē duan’tē gjitha degēt e tetorit
e me faqet e shegēs, formë i jap gushēs.
Mua mē mungon dirigjenti i korit ,
se kycin e mollēs ja dorzova krushkēs.

Tetori s’mē tradhêton,se e di pikēn e dobêt…
Cepin e buzēs ja dhurova unē.
Nēntorit pa shegën e kuqe ,i mungojnê lordēt
e cdo puthje ,e do tê veshur si gunê.

Tetori ēshtē i dashuruar me shegēt
e unë, shegēn e shtrydh mbi buzē.
Sorkadheshat , në pyje kèrkojnê drerêt
e vajzat ,e korit, zērin e prekin nē gjuzê.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT