Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota -ME MOLLË E ME PJESHKË

Petro L. Sota -ME MOLLË E ME PJESHKË

Ti ma solle muzën,
Tek ndjenjat e mija,
Flakë e kishe buzën,
Të kuqe si qershija.

Më erdhi një dëshirë,
Kur ashtu të pashë,
Trupi i joti qe shkrirë,
Nga fluturë, një vashë.

Një vashë, si përrallë,
Si hirushë e fjetur,
Ylli i shkrirë në ball,
Hëna, n’gushë tretur.

Sikur ma the vetë,
Frutin, mos e lerë,
Këpute, se nuk pret,
Në tokë, mos të bjerë.

Dhe me sy, thërret,
Hajde, mos ki frikë,
Rrinte, loti i shkretë,
Si perlë, mbi qerpik.

Në faqe rrëshqiste,
Dhe pikonte, n’buzë,
Në buzë, loti s’ngjiste,
Tretej, si në shpuzë.

Por ti që në fillim,
Më erdhe si fluturë,
Hyre në shpirtin tim,
Si një vashë e bukur.

S’mundem të rrëmbej,
Por ti ma dije hallin,
Me syrin si gështenjë,
E derdhe gjithë mallin.

Ah, ky mall i shkret,
Mbetet thellë në gji,
As dheu nuk e tret,
Sikur, të jetë flori.

Më shikon dhe hesht,
Çfarë, të paska gjetë,
Si përherë në vjeshtë,
Një merak m’ka mbet.

Një merak m’ka mbet,
Për frutat e saj,
Dua ti vjel vetë,
Dhe në dorë, ti mbaj…

Por, asgjë s’më thotë,
Diçka ndoshta pret,
Jo, se s’i marr dot,
Por, t’mi jepte vetë…

Me ndrojtje shikoja,
Dukeshin, nën bluzë,
Por,desha, ti shijoja,
Ëmbëlsinë, në buzë…

Gjithmonë do të vija,
Për çdo vit, në vjeshtë,
Në gji tënd të rrija,
Me mollë e me pjeshkë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT