Sa herë ne zemer fort ti je qelluar,
Emrin s’ta them njeri, po shkëmb
Sa herë në tokë ty te kanë rrëzuar,
Aq herë je ngritur, me shpirt në dhëmbë..!
Sa herë ti t’ardhmën ke shpresuar,
Më të bukur ditë të nesërme, se sot
Shekujsh je lodhur, tretur, dobësuar…
Pretë të ndryshoi, por cdo gjë e kotë
I fortë paske qëlluar, njësoj si hekur
Ti, i vetmi kuptim botës, që kur linde…
Të zhdukin duan, të duan të vdekur…
Por, ti mbi urrejtjen më lartë u ngjite !
Të vranë, njeri…nuk lanë gjë pa të bërë !
Rrugëve të hodhën ty, si të pa vlerë…
Po ti rilinde e rilinde, pa fund të tërë,
Botës, ti shpërndave breza të tjerë !
Ti mbete i gjallë, mbijetove për çudi,
Se ti je më i fortë se shkëmbë e hekur !
Kësaj kohe të egër dhe unë jam si ti,
Ringjallem, kur kujtojnë se kam vdekur !
