Ajo ndjehej e vetmuar, e pajet,
Me gjith që ishte plot e asgjë,
Asnjë s’ja kuptonte dhimbjen,
Që brënda saj sa vinte gangrenizohej.
Fluturonte në çdo gjë që bënte,
Si ajri frynte në hapsir,
Por krahët i kishte të këputur,
Prej asaj që ndjente në shpirt.
Jeta i iku si maraton pafund,
Sado mundohej të gjente finish,
Por si për dreq,kudo që ndalonte,
Hapej hendek e s’gjente prehje.
Në limanin e dhimbjeve zu e u ulë,
Qetsia përreth filloj ti fliste,
Në kujtimet,kishte humbur gëzimi,
Mundohej t’i gjente,në k’të vend të mbyllur.
Ironia e fatit shum e provokoj,
Ja hoqën shkëlqimin,që shpesh rrezatonte
U mbyll dhe më shum në guackën e saj.
Dhe nuk mundi dot t’reflektonte.
E dhimbja sa vinte e shtohej përditë
Gangreni më shum zgjohej brënda saj.
