Sunday, November 16, 2025
BallinaVitrina e libritNexhat Ajdini-DURO KOSOVË

Nexhat Ajdini-DURO KOSOVË

Po ikin djemtë, po ikin bijat,
viseve të botës me lot në sy,
shkollat po zbrazen, bankat dënesin,
të lanë pas shpine, Kosovë ty.

Nëna me sy kah dera çdo natë,
pret ndonjë fjalë larg nga mërgimi,
babai heq mallin me ca fotografi,
në vaj e zë nata, me lot e pret zgjimi.

Shtëpi të mëdha, dhoma të heshtura,
zë prej fëmijësh nuk pipëtinë,
fushat presin lojërat e njoma,
mbytur në vetmi të tëra rrinë.

Duro Kosovë, se kjo është dermë,
shpirti i arbërit nuk vdes kollaj
ai pret në heshtje, duke u bërë hije
duke mbjell fidane në arat pa skaj.

Ëndrrat e mallit me lot mbëltohen
kur t’kthehen një ditë frutet i hanë,
i kërkojnë falje dheut të braktisur
me duar në gji të shkretin e lanë.

Në prehrin e nënës në gjirin e Shqipërisë,
amaneti sërish do të mugullojë,
ofshama e dhimbjes në kohën e tjerrur,
ende pa vdekur loken do ta zgjojë.

ZËRI I DARDANISË

Me këtë varg nuk shkruaj për vete,
shkruaj për tokën me plagë shumë,
për gjak trimash e lotë e nënash,
që në rrjedha vitesh u bënë lumë

Zëri i Dardanisë nuk është lojë,
është zëri i dheut, që kurrë nuk fle,
është zë që thërret për bashkimin tonë,
që kryet e kombit shumë lart e ngre.

S’është për vend fjalësh që ndajnë vëllazërinë,
por për zemra që duan Shqipërinë.
Kush shkruan me shpirt, me ndjenja ngrohtësie
është kalorës dhe ushtar ardhmërie.

Nga Kosova, Tirana e deri në Çamëri,
na lidh një flamur, një komb, një histori.
Zëri i Dardanisë nuk flet për inat,
fton për bashkim, për dashuri të gjatë.

Fjalën bëje himn për lavdi e krenari,
mos e hidh në baltë në dheun e zi.
Ky zë nuk hesht se është amanet,
nga gjaku i dëshmorëve i gjallë për jetë!

Prandaj, o vëlla, ti motër e mirë,
kaploi shtigjet, mos rri n’ errësirë
Shkruaj me zemër, fol me zë arbërie,
bëhu zëri i Dardanisë me rreze lirie

Zëri i Dardanisë buron nga Antika,
është zë trimash që s’i kap frika.
Është besë burrash që duan Shqipërinë,
kush shkruan me shpirt, portreton lirinë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Gioconda Belli:

Poem by Armenida Qyqja

Poem by Suela Bako

Poem by Pem’za Peso: