Wednesday, January 21, 2026
BallinaSportFranco Foda konfirmon: Mund të rri te Kosova

Franco Foda konfirmon: Mund të rri te Kosova

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka dhënë një lajm të rëndësishëm për të ardhmen e tij në krye të “Dardanëve”.

Trajneri gjerman ka konfirmuar se janë duke u zhvilluar bisedime për vazhdimin e bashkëpunimit me Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Po, është e vërtetë që po zhvillohen bisedime. Si federata, ashtu edhe trajneri duhet të jenë të kënaqur – me ambientin, me profesionalizmin. Prandaj është plotësisht e mundur që të qëndroj në Kosovë edhe për një periudhë më të gjatë”, deklaroi ai për mediat gjermane.

Në rast se marrëveshja konfirmohet, Foda pritet të vazhdojë projektin e nisur me “Dardanët”, me synimin për ta ndërtuar një ekip të fortë dhe konkurrues në arenën evropiane./front online/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT