Saturday, November 15, 2025
BallinaVitrina e libritCerazela Kondi -Nëse....!

Cerazela Kondi -Nëse….!

Nëse një ditë
këtu nuk do të jem,
dorën të të mbaj…
Përkëdheljen time,kur dhimbje të kesh
do ta ndjesh si era përedh.

Dhe nëse një ditë,s’do mundem
fytyrën tënde të prek,
Freski do të bëhem,të të kërkoj
kudo që të jesh.

Do të jem për ty,përgjithmonë
gjysma tjetër.
Nëse një ditë,s’do të jem këtu
ti ëngjëlli im,mos qaj.

Ndoshta,të lehtëson pak mendimi
që më në fund,u qetsova.
Më dhimbje nuk kam.
Dhe unë,do të shikoj nga lart.

Kokën drejt qiellit mos e ço
duke bërtitur.
” Më jep forcë zot,dhimbjen të duroj”
Do të jem unë,ëngjëlli yt mbrojtës.
Do të jem një vënd i zemrës tënde

Çdo natë,si një flutur do të futem
në dhomë.
Ëmbël,do të pëshpëris.
Do të plotësoj dëshirën tënde.
Të më shohësh,në ëndër!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT