Saturday, December 6, 2025
BallinaVitrina e libritIzet Abdyli -NËNË E STRUKUR

Izet Abdyli -NËNË E STRUKUR

pika loti rrëshqasin në faqe
nëna strukur në qosh të shtëpisë
rri në kujtime për zogjtë e ikur
i ngrys ditët e vetmisë

larg shumë larg kanë tretur zogjtë
flatra të këputura të atdheut
nënë e strukur në qosh të shtëpisë
kruspull gjymtyrët i mbledhë

herë pas here i rrëmbushën sytë
derdh mallkimin mbi këtë udhë
fati ynë rëndon si guri
nyje e lidhur mbi një urë

seç peshon kjo plagë e moçme
pikojnë lot trarët e shtëpisë
me shpresë për kthimin e zogjëve
i ngrys nëna ditët e vetmisë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll

Poem by D.H. Lawrence