Saturday, November 15, 2025
BallinaVitrina e libritMiftar Térshnjaku-JAM BIR SHQIPTARI

Miftar Térshnjaku-JAM BIR SHQIPTARI

Unë s’kam lindë për me u përkulë,
as për me heshtë kur zemra rënkon.
Në damarë më rrjedh një gjak shqiptari,
që s’më shemb kurrë tradhtari!

Unë vij prej gurit, prej dheut t’lashtë,
prej një toke që u mbrojt me shpatë.
E çdo plagë mbi shpirtin tim,
asht vulë e luftës, jo mallkim.

Kam pa male që rrëfejnë trimni,
kam ndigju zërat e gjyshërve t’mi.
Aty mësova me dashtë e si me u ngritë,
që kurrë mos t’kem frikë.

Në çdo hap kam lanë nji dëshmi,
se n’gjak shqiptar s’millet tradhti.
Kur rrufeja m’ka ra përmbi,
ajo veç ma lart m’ka ngritë!

S’kam frikë prej varrit, as prej stuhisë,
se vdekja për mue s’asht fund, por kthim.
Në gjakun tem rron historia,
në frymën time — flamuri im!

E nëse bie, bie me nder,
me sytë kah qielli e dorën n’tokë.
Se shqiptari nuk shuhet kurrë,
veç shndërrohet mbi gur, n’flamur!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT