Saturday, November 15, 2025
BallinaVitrina e libritManushaqe Hoxha Laçi-Puthja e përjetësisë

Manushaqe Hoxha Laçi-Puthja e përjetësisë

Kur më puth lulëzon përjetësia
Dhe koha harron të ecë
Kur buzët e tua prekin buzët e mia
Çdo gjë tjetër hesht

Me gjuhën e ëmbël të dashurisë
Veç zemra-zemrës i flet
Shpërthim drite i lumturisë
Del nga shpirti e mbetet përjetë

Puthja është zë që s’flet me fjalë
Është ndjenjë që pa zhurmë lulëzon
Është rrezja e agut që zbret ngadalë
Magjepsja e diellit kur perëndon

Është premtim i bukur pa fjalë
Një lutje që mes dy frymëmarrjesh lind
Një vullkan që shpërthen me llavë
e shpirti merr frymë ndryshe, rilind

Puthjet janë petale që s’bien kurrë
Se në çdo venë të ngjitura mbeten
Ato s’janë vetëm prekje mbi lëkurë
Janë yje që në zjarrin e ndjenjave treten

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT