Në bjeshkë t’larta ku shkrepet rrufeja,
ku retë përplasen me majat e maleve,
ngrihet i heshtun luftëtari i kombit,
me shpirt t’hekurt e zemër prej zjarri.
Nuk flet me fjalë, por me gjakun e vet,
nuk kthen kokën prapa, as kur bie rrufeja
se fjala e dhanun, besa shqiptare,
Luftëtarët në heshtje si shqiponjë dykrenare
Nën këmishë t’thyer mban plagë t’pashëruara,
e asht’ si shkëmbi që s’e tund stuhia,
me pushkë në dorë e me za të heshtun,
ruan nderin e fisit e tokën kur thërret Shqipëria
Luftëtar i heshtun, në lavdi t’pashuar,
si dielli që lind mbi gjakun e dëshmorëve
Në heshtje ruan plagët si pëlqen gradat e arit
Një luftëtar i heshtur me gjak shqiptari
