Saturday, November 15, 2025
BallinaVitrina e libritRaimonda Braha-Gjurmë poetësh ....

Raimonda Braha-Gjurmë poetësh ….

Në majë të fjalës, shkelën poetët zbathur,
Me gjuhë drite, nëpër ferrin e heshtjes,
Në damar të dheut, shkruan me ngjyrë gjaku,
Pëlhurë e mendimit, thurur në fshehtësitë,
U ngritën tempuj , ku fryma bëhet pakt.

Në çdo germë e rrëmojnë hyjninë që fle,
Nën plagë kohe, nën lëkurë të universit,
Në një varg ….
si qielli hapet brenda vetes,
Si përshpirtje qiejsh, me gjuhë të pashembullt,
Ku prekin kufirin mes vdekjes dhe shpirtit.

Ata s’janë veç njerëz,
janë fryma që udhëton,
Midis një pikë loti e një ylli gjysmëshuarje …
Në heshtje ndërtojnë qytete prej metaforash,
Ku çdo urë është ëndërr dhe çdo mur është dritë,
Dhe bota …
një përrallë që rimerret në varg.

Në penën e tyre, koha zbret nga lartësitë,
Si orfe poetik që shkund pluhurin e harresës,
Figura lindin , zëra të palindur mendimesh,
Dhe fjala … një perëndi ku flet nëpër gjuhë,
Pa zë, pa trup, por me shpirt që s’nginjet kurrë.

Ah, gjurmë poetësh! Gdhendur në dritë hëne,
Në heshtjen e fletës , vuan për ndriçim,
Prej tyre mësojmë të ndiejmë përtej nesh,
Të vdesim nga pak, për të lindur thellë në kuptim,
Ku fjala bëhet tempull, dhe shpirti , flijim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT