Saturday, November 15, 2025
BallinaVitrina e libritMarissa Rrasa Ashiku-Ora e vetmisë

Marissa Rrasa Ashiku-Ora e vetmisë

Ora e vetmisë
si gërshërë
pret frymën më dysh

shumëfishohen
imazhet e mia
në shtratin tënd

e trishtuar si vjeshtë
e errët si natë
e lumtur si dritë

hapem né sytë e qiellit tënd
si një pallua
që qesh pa arsye

ora e vetmisë
më lëpin trurin
me gjuhën tënde …

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT