Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritAkad. Miftar Tërshnjaku-Në mes tuaj do digjem n’zjarr

Akad. Miftar Tërshnjaku-Në mes tuaj do digjem n’zjarr

Në mes tuaj do digjem n’zjarr,
Që ta ndriti kombin mbarë,
Që ta ndritë e t’mendojë,
Asgjë mbrapshtë mos
të punojë.

Gjithmonë do u shkruaj,
Në poezi për t’ju udhëzuar,
Që sot në çdo parti
Të punoni për shqiptari.

Me votë e morët dritën,
Që të zezave t’i vini pritën;
Se ky komb, në trojet e veta,
Ka përshëndet veq n’tungjatjeta.

Osmanlive e Agallar
Ky popull u doli n’ball.
Shekuj s’mundën ta përkulin,
Në lebeti, seç i mori lumi.

Andaj unë fort ju dua,
Punoni për t’më nderuar.
Se unë pres t’bëni zhvillim,
Si komb t’jemi në përparim.

Dua t’qëndrojm të bashkuar,
Në troje tona e jo t’huajat,
Vëllezër t’jemi të papërçarë,
Në kokë t’mbajm plis
të bardhë.

Askush dua mos t’ju turpërojë,
Serbo–greku mos t’ju mashtrojë,
Se një Zot ju ka bekuar
Në fis më të bukur për t’qëndruar.

Bashkohuni me dashuri,
Largoni çdoherë mërinë,
Se ky komb i bashkuar
Në një Shqipëri don për t’jetuar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT