Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritLinda Fana-Karma e Hijeve

Linda Fana-Karma e Hijeve

Çfarë ke bërë, kthehet prapë,
fjalët dhe veprat e zeza s’mund të fshihen.
Ai që la pas një zemër që donte,
do të ecë në hije, duke u mërzitur vetë.

Pendimi do të vijë natën, fshehurazi,
duke trazuar gjumin me pyetje dhe faj.
“E humba atë që më deshi vërtet?”
Do të ndjejë boshllëkun që nuk shërohet.

Lidhje të gënjeshtra, tradhti dhe humbje,
do t’i shoqërojnë hapat e tij të ardhshëm.
Çdo dhimbje që shkaktoi dikujt tjetër,
do t’i rikthehet në formën më të hidhur.

Ai do të kërkojë dritë dhe lumturi,
por do të gjejë vetëm boshllëk dhe vetmi.
Ndërsa ti ec përpara, ylli yt ndriçon,
dhe karma e tij të mëson se çfarë humbi
.
Mos harro: kjo është vetëm karma e tij,
borxh që vetëm ai duhet ta paguajë.
Ti nuk mban peshën e asgjëje të tij,
vetëm ai do të ndiejë çmimin e veprave të veta.

Karma e Vetes
Çdo veprim, çdo mendim, çdo fjalë e thënë,
është një gur që vendosim në rrugën tonë.
Karma jonë është vetëm tonë,
as e dikujt tjetër, as e botës, as e qiejve.

Bërë mirë, ajo kthehet në dritë,
bërë keq, ajo shfaqet si hije.
Por hapat e të tjerëve, fjalët dhe gabimet e tyre,
nuk janë barrë për shpirtin tonë.

Ti ndërtove lumturi, ti ndërtove paqe,
ose pendim dhe dhimbje, vetëm ti e sheh kthimin.
Karma është pasqyrë e vetes,
një ligj i drejtë, i pashmangshëm, i vetëm për ty.

Ec me kujdes, ec me zemër,
sepse ajo që japim, kthehet tek ne vetë.
Asgjë nuk humbet, asgjë nuk humb veten,
vetëm personi që e krijoi, do të dijë çmimin e rrugës së tij.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT