Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritDorina Avdurramani-NË POEZI THUHET...

Dorina Avdurramani-NË POEZI THUHET…

Në duart e tua,digjem,rilind
Njëjt si zjarri,që nuk do të vdesi,
Je konsumuar brenda meje,je në çdo ind
Çdo rrahje e zemrës sime,e jotja le të mbesi.

Ke hyrë brenda heshtjes fare pa trokitur,
Ashtu siç hyn drita,përmes një gjetheje rrëzuar,
Në ç’planet ke qënë që kaq shumë kam pritur,
Në ç’cep të botês rrije fshehur,që erdhe pa përtuar.

Mu bëre drita e parë,mes një errësire të gjatë,
Mbushe boshllëkun brenda meje,që prej kohesh ekzistonte,
Trishtimin çe largoi qielli edhe këtë natë,
Çdo pore e trupit tim,nisi sërish të dashuronte.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT