Kur gjithçka dukej e humbur, Manchester Unitedi e tregoi karakterin e madh në Old Trafford.
“Djajtë e Kuq” përmbysën disavantazhin prej dy golash në minutat e fundit, duke e mposhtur Romën me rezultat 3:2 në një ndeshje dramatike të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve.
Roma e nisi më mirë ndeshjen dhe krijoi epërsi prej dy golash që në pjesën e parë. Soulé shënoi për 0:1 në minutën e 11-të, ndërsa Malen e dyfishoi epërsinë në minutën e 17-të nga pika e bardhë.
Megjithatë, “Djajtë e Kuq” nuk u dorëzuan dhe në pjesën e dytë realizuan një përmbysje të madhe.
Bruno Fernandes ngushtoi rezultatin në 1:2 në minutën e 58-të, po ashtu nga penalltia, ndërsa heroi i vendasve ishte Cunha, i cili me dy gola të shpejtë në minutat 83 dhe 86 e përmbysi rezultatin në 3:2.
Me këtë fitore, Manchester Unitedi shkon në kuotën e gjashtë pikëve dhe renditet në pozitën e 17-të, ndërsa Roma mbetet me katër pikë në vendin e 19-të.
