Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -TË JESH POET

Murtez Asllani -TË JESH POET

Të jesh poet
është përgjegjësi
dhe obligim
çdoherë për luftë
duhet dhënë kushtrim,
por edhe vetë
në luftë merr pjesë
me flamur në dorë
dhe armatim,
armikun për ta sulmuar.
atëherë je trim.

Po edhe në paqe
poeti krijon
dukuritë negative
çdoherë i lufton
dhe për atdhe
gjithnjë këndon.

Të jesh poet
është krenari,
gjithmonë përmendësh
në histori,
gjithmonë syçelë
dhe i pari
të kërkon vatani.

Poeti kurrë
nuk është i qetë,
mendon dhe krijon
për popullin e vet.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT