Njëqind i desha, njëmijë më deshën,
Me një gotë verë që të gjithë i deha,
Kur u thashë jo,të gjithë më përqeshën,
Nga përqeshja e tyre mua m’u rrit vlera.
Njëqind si desha, njëmijë më urryen,
Nuk e morën atë që deshën me krenari,
Nga përgjigjet,të gjithë u zhgënjyen,
Qëndrimi i pa tundur po u jepet bezdi.
Njëqind i mohova,me mijëra më gjykuan,
Mbase kujtonin se ishin më të mirë vet,
Me fjalë nga më të ultat më provokuan,
Gropën i’a hapën vetes,fiks gjith lezet.
Njëqind i durova, njëmijë s’më duruan,
Secili kërkoi medoemos interesin e tij,
Edhe t’më shanin aspak nuk përtuan,
Kapriços,sy përveshur, tamam si fëmijë.
Njëmijë më deshën, vetëm njërin dua,
Atë që me mua është sjellë si njeri,
Ah… kur e pash shpirti m’u përvëlua,
S’duroi e shkreta zemër ra në dashuri.
