Koha ikën me vrapin që s’e ndjejmë
Si një vjedhës që s’le asnjë gjurmë
Na i merr lotët dhe buzëqeshjet e arta
Pastaj s’i kapim dot si hijet e gjata
Koha ikën si gjethet e vjeshtës në fluturim
Çastet me ngjyra na i merr në udhëtim
Me nostalgji i ruan në sirtarin e qetë
Si një suvenir na i shpalos në kujtesë
Koha ikën si akrepat e orës, pa zhurmë
Na fton t’a duam, t’a dashurojmë shumë
Ajo jetën tonë, ditë e natë e pikturon
E djeshmja tretet, të sotmen ta jetojmë!
