edhe mbi re me fjetë
kam me fluturù, e me t’gjetë.
që t’bahna bashkë atje nalt
e prap të dy t’bijmë,
si shi
Për ty,
mundem me gërmu
deri n’asht të tokës.
E, në kjoft se mshehesh aq thellë
kam me u ndezë e me u shkri
magmë vullkani në ty.
Në humbsh ujnash të ngrimë,
zanin tand kam me ndi
e kam me t’gjetë, me dashni
