Monday, December 22, 2025
BallinaVitrina e libritShqipe Bytyqi-RRUGËTIMI

Shqipe Bytyqi-RRUGËTIMI

Më thuaj, mik
bën rrugëtimi, njerinë
apo njeriu, rrugëtimin
Të tjerë e thonë
një dorë e tretë
formëson baltën tonë

Një ditë pash një pikë uji
që pyeste veten,
nëse ka pi një oqean
Një tjetër pikë
që ishte ngulfatur
në një pikë uji n‘sy
Të tjera që treteshin
pa u shkri kurrë n‘gji lumi

Çdo ditë shoh me kujdes
krijesen mbrenda meje
I them zemrës, duaje
ashtu, ashtu siç është
më pas vazhdoj të latoj
një jetë të tërë
një jetë të tërë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT