Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritXhemkadri Kastrati-AFISHE TË ERRËTA

Xhemkadri Kastrati-AFISHE TË ERRËTA

Mbrëmë, disi, për habinë time
Ndërsa mjegulla thyhej mbi gurë
Dritarën ma kafshonin disa zëra
Që s’i kisha dëgjuar kurrë.

Mëngjesit i mora një rreze që hidhej
I mora edhe mesazhin që përcillte ai
Më tej vrava dhe ankthin që dridhej
Pas gjumit të zgjuar që krihej në vaj.

Ylberi shumëngjyrësh nga qielli vrahej
Gjersa shpirti ngadalë i rrëshqiste
Në mesin e ngjyrave që secila ndahej
Përvidhej mallkimi dhe ëmbël i vriste.

Njerëzit ecnin rrugëve sikur hije varri
Të pashkruara, mblidhnin ato afishe
Rreth meje përvajshëm hije siluetash
Kokës më cicërronin sikur dallëndyshe.

Nuk bëhem, u thash, kukull e askujt
As edhe një mashë, a një zë i filtruar
Dua që t’jem rresht i shkruar në libër
Ndoshta në të ardhmën i vyen dikujt!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT