Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritHamit Taka -PAS VITESH

Hamit Taka -PAS VITESH

PAS VITESH…
-nga Lirikat e Veriut-
Kujtoj atë ditë, kur lamtumirën të lashë
Te stacioni autobusit atje larg në Veri
Mbushur me trishtim syt’e bukur t’i pashë
Për kujtimet e ëndërrat që patëm të dy.

Sytë e tu përdhe nga dritarja vështroja
Mendonim ato çaste ndarjen për jetë,
Pranverë ishte atëherë kur ne u njohëm
Atë ditë në shpirt stina ishte vjeshtë.

Boria si rrufe na ndau zemrat mëdysh
Silueta jote tretej mes mjegullave gri
Arkivol më ngjau autobusi kur u nis
Pranverë më s’do kishte, atje larg në Veri.

Mali me mal s’piqen, dikur më thoshte nëna…
Kaluan vite… dhe ja u takuam ne sërish,
Flokët tanë gri me dhimbje lëpinte hëna
Dhe në sy fare pak shkëndija dashurishë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT