Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritSanie Rrokaj-SI KALOI SI ERA

Sanie Rrokaj-SI KALOI SI ERA

Si kalojnë ditët
Më dimrin e ftohtë
Sa shumë kujtime
Që s’përshkruen dot

Ca ishin të bukura
Plot dritësi
Ca ishin të zymta
Me shumë lankoli .

Kur kalojnë ditët
me gëzime zemre
Disa i shikojnë
vetëm nëpër ëndërra.

disa fëmijë rriten
Në harmoni jete
Ka disa të tjerë
Rriten pa mbështetje

Shpejtë kaloi ky vitë
Se dimë ç”farë na solli
Në ç’farë dere hyri
në çfarë dere doli !

Vetëm politika
Ajo nuk ndryshoi
35 vite
të njëjtët njëlloj.

Sharje edhe fyerje
Bëjmë në çdo seancë
Nuk kanë turpë
respekt
Për votën me vlerë .

A moj Shqipëri
Sa halle ke moj zonjë
Të shtypën të vodhën
Ashtu si gjithmonë

Ky vitë që po vinë
mase vinë i mbarë
Mëndjen të kenë mbledhur
Dhe për fukaranë.

Gëzuar të gjithëve
Dhe me bardhësi
Për njerzit e mirë
Plot me mbarësi .

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT